Policia italiane në Ravenna në orët e para të mëngjesit ka ekzekutuar disa urdhër-arreste për 11 persona, për trafik dhe shpërndarje droge.
Në operacion marrin pjesë 60 agjentë policie, ndërkohë që po zhvillohen kontrolle të shumta në banesat e të dyshuarve. Hetimet çuan në çmontimin e një rrjeti të shpërndarësve të drogës që përbëhej nga shqiptarë dhe italianë.
Në gjysmën e dytë të vitit 2016, 15 persona ishin denoncuar në lidhje me këtë aktivitete dhe 6 u arrestuan në flagrancë. Megjithatë, të gjithë ishin të përfshirë në trafikun e drogës.
Megjithatë, të gjithë ishin të përfshirë në trafikun e drogës. Në total, u gjetën 10 kg marijuanë, mbi 23 kg hashash dhe 1.1 kg kokainë.