Rama bën publike disa nga projektet që do të jetësohen gjatë vitit 2018 që është shpallur viti i Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
1- Ndihmesa në çuarjen përpara të inisiativës shqiptaro italo-kosovare të shpalljes së kulturës jomateriale arbëreshe si trashëgimi të njerëzimit nga UNESCO
2- Krijimi i “Pakos së ushtarakut” si iniciativë për të mos harruar ushtarakët shqiptarë të angazhuar në misione paqëruajtëse por për ti kthyer ata në shembuj frymëzues për të gjithë.
3- Po bëjmë një punë serioze në dixhitalizimin, në vijimsi të fondeve të bibliotekës kombëtare, duke nisur me literaturën shekncore për Skënderbeun.
4- Aktivitet që pritet të jetë shumë më i strukturuar është Samiti i dytë i diasporës, i cili do të pasojë të parin me angazhime të reja
5- Pas përpjekjeve për rithemelimin e Akademisë së Shkencave paralelisht do të krijojmë një paketë bursash ekselence që do të mbajnë emrin e albanologut të njohur Robert Elsie.
6- Do të punojmë për të krijuar një muze virtual të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të Kongresit të Manastirit dhe krijimin e një laboratori unik qëndror të restaurimit Shqipëri-Kosovë. Këto janë pak nga shumë projektet që prekin çdo sferë dhe çdo ministri do të ndjekë ecurinë e tyre.
“Duam të jetë jo një vit që sheh nga e shkuara, as një vit që sjell jehoha nostaligji dhe nacionalima të së shkuarës por një vit që sheh nga e ardhmja” deklaroi Rama.
Projektet u mësuan gjatë ceremonisë së prezantimit të logos zyrtare e Vitit të Skënderbeut që u mbajt në Vlorë.