Taulant Xhaka, futbollisti i kombëtares shqiptare, nëpërmjet rrjeteve sociale ka uruar ndër të parët pavarësinë e vendit tonë. Me rastin e festave të 28-29 nëntorit, futbollisti grintoz dhe energjik që aktivizohet me Basel në Zvicër ka shkruar:
“Ju Uroj nga zemra të gjithë Shqipëtarëve kudo që ndodheni, anembanë botës , GËZUAR DITËN E FLAMURIT . Gjithmonë kuqezi.”
Kujtojmë që në mendjen e tifozëve shqiptarë ka mbetur i ngulitur momenti kur Taulanti mbrojti flamurin kuqezi në Beograd në ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë.