Vasili: Vlora përmendet sot vetëm për një shëtitore Lungomare mediokre

0
635

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, duke marrë shkasë nga festa e ngritjes së flamurit, theksoi se Vlora përmendet sot vetëm për një shëtitore buzëdetit e quajtur Lungomare. Duke theksuar se kjo vepër është mediokre, Vasili shton se në këtë qytet nuk ka asnjë ngjarje universitare.

Vasili: Vlorën e pavarësisë nuk e duan nje hapesire mendimi dhe idesh, por e duan te vockel sa nje Lungomare.

Vlora nga ku kane lindur vendime te medha, qe njerezit e saj i kane marre, ka sot hapesiren me te ngushte te mendimit,te impulseve universitare dhe te asaj hapesire shoqerore qe do ti shkonte asaj.

Vlora permendet sot ne mediat e te gjitha llojeve vetem e vetem per nje shetitore buzedetit,Lungomare i thone,e kane identifikuar me nje gje kaq te vogel,kaq mediokre, kaq te varfer.

Asnje ngjarje universitare,zhvillim shoqeror,rivleresim shkencor i pasurise historike pafund te Vlores,mjerisht vetem e vetem lungomare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here