Buxheti 2018/ Balla: Kur u mbyllën diskutimet, Lulzim Basha kujtohet për amendamente

0
635

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se Lulzim Basha u kujtua sot të bënte propozime për buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që diskutimet për këtë janë mbyllur në komisione. Balla thotë se Basha e ka ngatërruar partinë një skemë të pastër pastrimi parash me kompani off-shore, ndërsa sot ngatërroi në një lojë qesharake amendamentesh të Buxhetit 2018.

BallaLulzim Basha pasi e ka ngatërruar Partinë Demokratike në një skemë të pastër pastrimi parash me kompani off-shore, sot e ngatërroi përsëri partinë në një lojë qesharake amendamentesh të Buxhetit 2018.

Kur Buxheti erdhi në Kuvend Lulzim Basha tha se PD nuk do të marrë pjesë në shqyrtimin e buxhetit dhe u larguan nga mbledhja. Gjate javëve që Buxheti shqyrtohej në komision apo kur Buxheti u votua në parim në seancë, Lulzim Basha tha se Buxheti i shqiptarëve është buxheti i mafies së drogës, madje rrëshqiti deri në pikën sa akuzoi edhe bankat.

Ndërsa sot, kur ka përfunduar i gjithë procesi i shqyrtimit të buxhetit dhe të amendamenteve në Komisionin e Ekonomisë, Lulzim Basha u kujtua të bëjë amendamente. Ose më saktë dikush ia kujtoi, sepse dihet botërisht që Lulzimi zgjohet vetëm para kamerave për të larë gojën duke vënë në punë pllakën e gramafonit të vjetër të Saliut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here