Në rastin e 28 nëntorit, festës së flamurit, Komuniteti shqiptar i Belgjikës ka arritur një sukses të ri, përmes deputetit të Brukselit, Ahmet Gjanaj, që të valvavitet flamuri kombëtar sipër simbolit të Belgjikës, Atomiumi.
Në datat e rëndësishme për kombin, në veçanti për 28 nëntorin, Ahmet Gjanaj është përpjekur që të “ kapen” simbolet e Belgjikës për të festuar. Filloi me 100 vjetorin e pavarësisë më 2012 ku u arrit që të festohet vetëm 100 metra larg nga qendra historike e Brukselit. Pastaj, më 28 nëntor 2015, ai arriti që t’i kërkoi kryetarit aktual të Bashkisë së Brukselit që Manneken-Pis, simboli i Brukselit, të vishej me një ndër kostumet kombëtare dhe u festua me komunitetin shqiptar në “Grand Place” në zemër të Brukselit. Sivjet, arritjet e deputetit Ahmet Gjanaj janë rritur shumë pasi në tetor, është mbajtur një seancë e posaçme të parlamentit të rajonit të Brukselit ku është folur për një marrëveshje bashkpunimi ndërmjet komunave të Brukselit dhe komunat e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Është mbajtur një koncert i madh poshtë Atomium-it i hapur për të gjithë ku komuniteti shqiptar ka festuar me dinjitet festën e flamurit. Është një vit i jashtzakonshëm për komunitetin shqiptar i Belgjikës i cili përforcon imazhin e një populli dinjitoz duke ripërsëritur skenat e bukura të turneut Euro 2016.