LSI dhe PS vendosin kurora me lule, nderojne te renet
Në varrezat e dëshmoreve u zhvilluan homazhet në nderim të dëshmoreve të atdheut, në përkujtim të 73 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Veteranë, familjarë, përfaqësues të lëvizjes socialiste për integrim dhe partisë socialiste të Shkodres vendosen kurora me lule dhe u përkulen në nderim të veprës së tyre heroike.
Më pas ato parakaluan pranë varreve ku prehen të rënët në luftën për çlirimin e atdheut, por edhe më pas, si shenjë homazhi e nderimi për gjakun e derdhur prej tyre. Duke uruar pavarësinë dhe çlirimin, në emer të lëvizjes socialiste për Integrim, koordinatori për qarkun Shpetim Lame i ftoi të gjithë të bashkëpunojnë për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin e duhur dhe rrugëtimin sa me shpejt në BE.
Në emer të partisë socialiste uroi kryetari i Shkodres Arvit Osja, i cili e quajti përkujtimin e këtyre datave të rëndësishme për atë që përfaqëson historia e vendit.
Në Nëntor të vitit 1944 Shqipëria çlirohet nga okupatori i huaj nazifashist gjerman në saj të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Me protokoll data 29 Nëntor nuk është ndryshuar, por e djathta prej disa vitesh feston në datën 28 Nëntor festën e Clirimit së bashku me atë të Pavarësisë, ndërsa e majta besnike e datës 29 Nëntor.