Kryeministri Edi Rama, nga Ministria e Mbrojtjes, ku po mbahet një ceremoni me rastin e festës së 29 Nëntorit, datë kur u Çlirua Shqipëria, deklaroi se kjo festë përkon me “Vitin e Skenderbeut”.
Kreu i qeverisë theksoi se të rinjtë shqiptarë duhet të kujdesen për kujtimin e luftës, ndërsa shtoi se ata janë viktima të tundimeve radikalizuese. Teksa u ndal tek dekorimi i 4 ushtarakëve, ku medaljet e nderit u dhanë nga ai, Rama tregoi ndjesitë e tij se ishte prekur kur dëgjoi ushtarakët që gjithçka e bënin për Shqipërinë.
“Nuk ka shembull më kuptim plotë dhe solid në fushën e jetës shoqërore që dhanë këta ushtarakë që morën vlerësim simbolik, i cili nuk ka si të thotë mjaftueshëm për sakrificat e tyre. Ishte vërtetë prekëse që të dëgjojë prej tyre pas marrjes së dekoratave që t’i thonin ministres: ‘I shërbej Shqipërisë’.”, tha Rama.