Basha: Nje nga aktivitetet me te bukura te pavaresise
Banda frymore e qytetit përmbylli festimet e parashikuara nga bashkia Shkoder për 28 nëntorin, pavarësinë dhe çlirimin e vendit. Një repertor i përzgjedhur nga muzika shqiptare dhe ajo e huaj, solli një mbrëmje te veçantë në teatrin “Migjeni”, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.
Ishte zgjedhur një ndërthurje mes bandës dhe disa prej emrave të njohur të muzikës Shkodrane, që pas afro 2 orësh interpretime, mbrëmja të mbyllej me ritmet e qytetit.
Në dalje Lulzim Basha nuk shmangu emocionet e dhuruara nga kjo natë, e cila për të ishte ndër më të veçantat e festimit të pavarësisë ndër vite.
Fishekzjarret e hedhura në qënder të Shkodres mbyllen festimet e pushtetit vendor që i qëndron besnik datës 28 nëntor, ndërsa Basha me kryebashkiaken Ademi dhe struktura të PD-së zgjodhi t’i drejtohet në këmbë qendres, ku konsumoi një kafe me to. koncerti i bandës është filmuar i plotë dhe do të transmetohet në ditët e ardhshme nga tv1 channel.