PD kundër buxhetit/ Basha zbulon çfarë do të ndodhë nesër në parlament

0
725

Opozita është shprehur kundër buxhetit të propozuar nga qeveria dhe sot kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë para mediave për të informuar për qëndrimin që do të mbajë kjo forcë në parlament.

Basha tha se nesër Rama ka ndërmend të finalizojë buxhetin e parave të pista e rrënimit por PD nuk do ta lejojë.

“Ne po bëjmë një analizë të plotë të besueshmërisë të provave që na kanë sjellë. Çdo informacion që na vjen në vëmendjen tonë dhe verifikohet që ka një besueshmëri, hapi i parë është t’u bëhet me dijeni qytetarëve. Nesër Rama ka ndërmend të finalizojë nen për nen buxhetin e parave të pista, të rrënimit të mëtejshëm, të ndotjes së Shqipërisë. Qëndrimi i PD-së ka qenë dhe mbetet i vendosur kundër këtij pr/buxheti që duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie që ne nuk do ta lëmë të miratohet. Pjesë e këtij qëndrimi do të jetë edhe dita e nesërme në parlament. Ne do të paraqesim amendamente në Kuvend të cilat synojnë në radhë të parë të zhbëjnë sistemin kriminal të taksave që është propozuar këto 4 vite. Janë pjesë e programit ekonomik të PD-së, i hartuar me mbështetje të ekspertëve ekonomikë”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here