Premtimi i Peleshit:Qeveria merr përsipër riskun në bujqësi

0
622

 

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ka bërë një premtim të madh për të gjithë ata persona, që merren me sektorin e bujqësisë. Në panairin e parë të hapur sot në Tiranë “Shqipëria punon tokën”, ministri Peleshi deklaroi se qeveria shqiptare do të marrë përsipër të mbulojë të gjithë riskun në këtë sektor.

Për këtë arsye, ministri shtoi se ndonëse sektori më i vështirë, bujqësia është edhe më e përkëdhelura nga qeveria, e cila i kushton mbështetje të pakursyer zhvillimit të saj.

“Tani bujqësia është një sektor me shumë fitim dhe me më pak krizë nga sa ajo ka. Qeveria shqiptare merr përsipër të mbulojë riskun, pra është sektori më i vështirë ndër më të përkëdhelurit”, tha Peleshi.

Nga ana e tij, kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, deklaroi se drejtuesit e këtij sektori duhet të jenë të zgjuar për të përthithur skemat e financimit.

Jaka: Duhet të jemi të zgjuar për të përthithur skemat e financimit. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here