Sami Rrepishti “Qytetar Nderi” i Shkodrës

0
896

Këshilli i Bashkisë së Shkodrës nderon me titullin “Qytetar Nderi” Profesor Sami Repishtin.

“Për mbrojtjen dhe pasqyrimin e vlerave qytetare dhe demokratike të bashkëqytetarve tanë të Shkodrës, si studiues, publicist dhe veprimtar i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikes. Me qëndresën përballë diktaturës dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarve të Shkodrës, Shqiperisë, Kosovës, e më gjerë, ai është bërë shembull frymëzues për bashkëkohësit e tij”.

Sami Repishti u lind më 6 prill 1925 në Shkodër ku kreu shkollën fillore dhe Liceun në vitin 1942. Filloi shkollën e lartë në Firence për Histori moderne, por e la se u kthye në Shqipëri për të luftuar kundër fashizmit.

Më 1946 u burgos me akuzën për “ide perëndimore” e u dënua me 15 vjet burg. Nëna e tij , Hava, e familjes Bushati, motra e tij e re dhe vëllai kaluan vite në kampet e përqëndrimit të Beratit dhe të Tepelenës. Kur Samiu u lirua nga burgu , qëndroi nën mbikqyrje të vazhdueshme Sigurimit, por ai arriti të arratisej në Jugosllavi në 1959. Aty, ai u mbajt i izoluar për një vit dhe më pas u mbyll në një kamp refugjatësh. Me një arratisje të dytë, ai iku në Itali dhe në vitin 1962 emigroi në SHBA si refugjat politik. Në vitin 1968 Repishti mori shtetësinë amerikane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here