Tritan Shehu vizitë në Greqi: Marrëdhëniet në pikë negative, duhet bashkëpunim

0
472

Deputeti Tritan Shehu ka postuar në “Facebook” momente nga vizita e punës që ka bërë në Greqi.

Shehu shpjegon se gjatë vizitës është takuar me personalitete të larta të politikës greke për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, sipas Shehut vlerësohen si në pikë negative dhe për këtë duhet bashkëpunim.

Në këtë vizitë nuk ka lënë pa takuar kreun e Komisionit të Jashtëm të Sigurisë së Parlamentit për të diskutuar problemin e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Ndërkohë në fotot e takimit mungon flamuri shqiptar.

Statusi i plotë:

Perfundova sot viziten e punes ne Athine.

Takime intense me personalitete te politikes greke aty:

Me Zv Ministrin e Jashtem Z. Amanatidis.

Kryetarin e Komisionit te Jashtem dhe te Sigurise se Parlamentit, Z.Duozinas.

Me N Kryetarin e Nea Demokratia Z. Georgiadis.

Me Shefin e Maredhenieve me jashte te Nea Demokratia Z. Koumoutsakos etj.

Kudo u shpreh deshira e vullneti i forcimit te maredhenieve midis dy vendeve tona, aktualisht ne nje pike negative te tyre.

Bashkepunim me Partine si moter ne interes te perbashket partiak dhe te vendeve tona.

Mbeshtetje e Greqise ne rrugen tone te integrimit europian e shqetesim e bashkepunim per gjendjen ne Shqiperi, e lidhur kjo kryesisht me drogen e krimin.

LEAVE A REPLY