Berisha përmend tre emra: Në krye të trafikut të drogës nuk është vetëm Tahiri

0
874

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit lëshoi sërish akuza në drejtim të qeverisë Rama. Duke u ndalur tek rasti i ish-minsitrit Saimir Tahiri që sipas tij, është promotori i drogës, Berisha përmendi edhe tre emra të tjerë të njohur referuar të dhënave të mediave greke, por shtoi se vetë ai nuk kishte të dhëna.

“Dosja italiane nuk e citoi Edi Ramen, por Edi Ramën e denoncoi Edi Rama. Për shkak të dosjeve të tij të rënda u dorëzua para Saimir Tahirit dhe i detyroi deputetët e PS të pengojnë drejtësinë. Lajmet nga Greqia bëjnë me dije se ne krye nuk është vetëm Tahiri, por njerëz të afërt të Edi Ramës. Kush janë këta? Gramoz Ruci? Nuk kam të dhëna për të. I dyti më i afërt është Këshilltari i kryeministrisë Engjëll Agaçi, kumbara që lidh Ndraghetën me qeverinë, por nuk kam të dhëna. I treti është Olsi Rama. Klement Balili u shpall Eskobar i Ballakanit se bente shkëmbimin kanabis kokaine. Olsi Rama me grupin e tij kriminal ne Boston eshte autori kryesor i kokainës”,- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here