Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka komentuar qëndrimet e Kryeministrit Edi Rama për drogën dhe për investimet në buxhet. Në një koment në Twitter, Dule shprehet se Edi Ramës i ka mbetur vetëm një gjë për të bërë. Sipas tij, ai duhet të largohet sa më parë.
“E nisi me mbetjet e bitisi me narkotikët . Dhe tashmë sërish me të parat. Në emergjencën e krijuar në vend nga skandalet e tij dhe të të vetëve, Ramës i ka mbetur vetëm një mundësi:EXIT! Sa më shpejt, aq më mirë për vendin, aq më çlirues edhe për të vetë!”,- shkruan Vangjel Dule.