Janë kthyer në aeroportin e Rinasit 218 persona nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilët kanë tentuar të përfitojnë azil. Franca ka rikthyer me vullnetin e tyre 130 shtetas shqiptarë.
Ndërsa Gjermania ka deportuar 88 persona, me një avion të posaçëm pasi kanë abuzuar me kërkesat për azil.
“Asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së, mos shpërdoroni para dhe kohë!”, thekson Policia e Shtetit.