Moti/Ja çfarë do të ndodhë pasditen e sotme dhe nesër

0
1531

Reshjet e dendura të shiut pritet të jenë të pranishme në veri të Shqipërisë deri në mesnatë, kohë kur shërbimi “Meteoalb” parashikon pakësim të tyre.

Ndërkohë që në qendër dhe jug të vendit ato pritet të intensifikohen gjatë mbrëmjes.

Dita e premte sipas “Meteoalb” vjen me reshje të pakta në pjesën veriore të vendit dhe me intensitet mesatar e të lartë në atë qendrore dhe jugore.  Gjatë mesditës pritet pakësimi i ndjeshëm i reshjeve në qendër ndërsa në pjesën jugore parashikohet intensifikim i tyre.

Vetëm mbrëmjen e së premtes “Meteoalb” parashikon që shirat të pakësohen edhe në Jug. Te shtunen vendi të dominohet nga alternime kthjellime dhe vranësira të shoqëruara me reshje të izoluara.

Reshje të pakta shiu parashikohet të jenë prezentë edhe të diel e më pak gjasa dhe të hënë. Era do të mbetet problematike deri në mbrëmje, ndërsa temperaturat parashikohet të bien me 2 – 3°C të  premte dhe të shtunë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here