Rama dhe Basha perballen me debate dhe akuza ne Parlament

0
701

Për më shumës e 2 orë kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, u përballen në debate dhe akuza te ndersjellta në foltoren e parlamentit.  Kryeministri Edi Rama, u ndal tek secili prej 16 amendamenteve të PD për buxhetin 2018, duke theksuar se kjo forcë politike nuk ka vizion dhe rikthen programin e vitit 2005.

Rama: Në tërësinë e tyre, propozimet janë aritmetikisht rritje e menjëhershme prej 10% e borxhit publik. Janë automatikisht rënie e menjëhershme e 710 milionë dollarëve të ardhura në buxhetin e shtetit.

Por kryetari i Opozitës,  tha se amendamentet  synojnë që paratë e qytetarve të orintohen në investime dhe mirëqënie dhe jo të vihen në dispozicion të pastrimit të parave të pista.

Basha: Pasoja më kryesore dhe më e rrezikshme e kësaj qeverie është krimi dhe droga. Dëmi më i rëndë afatgjatë që Edi Rama is jell vendit është dëmi ekonomik. Sikurse e dëshmon buxheti 2018 dy janë qëllimet e politikës ekonomik. I pari është pastrimi i parasë së prodhuar nga droga dhe krimi.

Në parlament u debatua për ndërtimin e tre inceneratorëve, ndërsa  kryeministri sfidoi kryetarin e opozitës duke thksuars e nëqoftëse ndërtimi i tyre kushton 400 milionë euro do të jap dorëheqje.

Rama: Je gati të japësh dorëheqjen nëse nuk janë 400 mln? Unë jam gati.

Basha: Nuk pres unë të japësh dorëheqjen edhe tani që të faktoj si gënjeve, sepse ti nuk e dhe dorëheqjen dhe nuk e jep dorëhreqjen sepse nuk e njeh dorëheqjen. Ti njeh pushtetin për veten tënde me çdo kosto për Shqipërinë. Të kërkoj ndjesë se nuk qenkan 400 po qenkan 385 mln dollarë.

Nga diskutimet për krimnin, buxhetin dhe ekonominë, kryemisnitri Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha u përballen dhe me akzua dhe ironi personale. Kryemisnitri tha se është i shkollës se Konicës dhe Nolit, për përdorimin e sarkazmës ndërsa e qujti Bashën, të pa aftë në oratori. Por Basha tha se kompleksi nga pa aftësia e  shtyn Ramën të lidhet me krimin.

Rama: Shko në shkollë tek Faiku, edhe tek imzot Noli dhe mëso të ndash fyerjet, sharrjet, gjuhën e rëndomtë të atij që i thotë tjetrit hor, klloun, kriminel je ngelës në atë shkollë.

Basha: Del mburresh dhe thua je oratori më i mirë e ti nuk bën është kompleksi i humbësit dhe ti nuk duron dot garë. Kjo të ka shtyrë në marrëdhëniet me krimin.

Kryemisntiri nuk i kurseu dhe ironitë për menyrëns e si Basha, mori drejtimin  Partisë Demokratike.

Rama: Ke një lodër në dorë që ta kanë falur që nuk ja di as kuptimin, as vlerën as funksionon nuk ke si ta kuptosh që ajo lodra në dorë kur e përdor si armë është e rrezikshme.

Basha: Nuk është PD lodra ime, dhe kursesi nuk mund të jetë lodra jote është shpresa e cdo shqiptari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here