Pamjet e filmike tregojnë momentin kur një burrë me thikë godet një rival gjatë festimeve të ditës së pavarësisë në sheshin “Trafalgar” të Britanisë. Një burrë u godit disa herë me thikë në pjesën e shpinës së tij, ndërsa në sherr u përfshinë edhe disa persona të tjerë.
Sherri me thika ndodhi të martën në mbrëmje kur grupi i shqiptarëve po festonte ditën e pavarësisë.
“Qindra njerëz u mblodhën në qendër të Londrës për të festuar 105 vjetorin e pavarësisë në Shqipëri”, shkruan Daily Mail.
Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha: ‘Policia në Westminster u thirr të martën më 28 nëntor në orën 9.25 të raporteve të një përleshje jashtë Galerisë Kombëtare, Trafalgar Square, pas tubimeve të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
“Zyrtarët shkuan disa minuta më vonë dhe nuk gjetën prova për sulmin dhe asnjë person i dëmtuar nuk u paraqit në polici”.