Saturday, January 25, 2025
Home Aktualitet Stuhi ere dhe shiu, paralizohet puna në portin e Durrësit, përmbytje në...

Stuhi ere dhe shiu, paralizohet puna në portin e Durrësit, përmbytje në qytet

0
1446

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere që ka përfshirë vendin ka shkaktuar probleme edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.

Në port është pezulluar aktiviteti në sektorin e ngarkim-shkarkimit.

Kapiteni i Përgjithshëm i Kapitenerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulët e të mesëm dhe gjithë sektorit të peshkimit.

Tragetet e linjës Durrës-Bari, Durrës-Ankona pritet të mbërrijnë nga gjashtë-shtatë orë me vonesë.

Sipas Kapitenerisë, forca e detit arrin deri në gjashtë ballë në gji, ndërsa arrin tetë në det të hapur.

‘Kemi marrë masa dhe po monitorojme situatën’, bën me dije Kapiteneria.

Sakaq në qytet si pasojë e prezencës së madhe të ujit dhe përmbytjeve ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.

Probleme nga reshjet e shiut janë regjistruar dhe në Elbasan. Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë Kthesës së Murrashit, ka pasur rrëshqitje gurësh.

Momentalisht nuk ka bllokim të qarkullimit, por kërkohet kujdes në lëvizjen e mjeteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here