Zyrtare/ UEFA ndryshon oraret e ndeshjeve të “Champions-it”, ja kur do luhen

0
1164

UEFA ka konfirmuar sot se duke filluar nga sezoni i ardhshëm “Uefa Champions League” nuk do të ketë më orarin zyrtar të fillimit të ndeshjeve orën 20:45. Me një postim në “Twitter” organi më i madh drejtues i futbollit në botë ka njoftuar se do të jenë dy orare të reja.

E gjithë kjo bëhet për shkak të ankesave të sportdashësve të cilët nuk duan të humbasin ndeshjet dhe një arsye tjetër është për t’i dhënë më shumë rëndësi kompeticionit. Nga sezoni 2018-2019 dy oraret zyrtare do të jenë ora 19:00 dhe 21:00.

Në një mbrëmje ku janë të programuara 8 sfida do të ndahen 4 e nga 4.

Kujtojmë që në dhjetor të vitit 2016 u mbajt një takim i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku u morën vendime të ndryshme, e në mesin e tyre ishte edhe ndryshimi i orarit të ndeshjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here