Deklarata e fortë e Xhaçkës: Banorët e prekur nga përmbytjet të largohen nga banesat

0
1154

Gjatë një deklarate për mediat, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ka bërë një përmbledhje për situatën që po kalon vendi si dhe masat e ndërmarra. Xhacka i ka bërë një apel të fortë banorëve që rrezikohen nga përmbytjet duke kërkuar prej tyre të largohen.

Sipas ministres, efektivë të FA kanë mundur të evakuojnë 315 persona, ndërkohë qe pritet rëndim i gjendjes gjatë ditës së sotme, veçanërisht në jug të vendit.

“Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet ne Vjosë, Shkumbin dhe Seman. I bëj thirrje të gjithë banorëve të prekur të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me FA dhe strukturat e emergjencës”- tha ministrja, duke shtuar: “Ju lutem bashkëpunoni për te garantuar sigurinë e jetës per secilin prej jush”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here