Në Ditën Botërore Kundër HIV/AIDS, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dhënë një mesazh ndërgjegjësimi për rritjen e kujdesit shëndetësor dhe luftimin e paragjykimeve për këtë sëmundje.

“Sot në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, të ndërgjegjësohemi mbi nevojën e rritjes së kujdesit shëndetësor, përmirësimit të edukimit si dhe luftimit të paragjykimeve për këtë sëmundje”, shkruan Meta në profilin e tij në “Facebook.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar 1 dhjetorin e çdo viti si Ditën Botërore Kundër HIV AIDS, si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV dhe AIDS, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie. Kjo ditë është një mundësi për të shpërndarë informacion lidhur me situatën e kësaj pandemie dhe për të inkurajuar përparimin në parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për HIV dhe AIDS në të gjithë botën, veçanërisht në vendet me prevalencë të lartë.

LEAVE A REPLY