Drejt riparimit nenstacioni Shkodra 1 , Bala: per 1 ore rikthehet energjia…

0
1708

Bala: Per 1 ore rikthehet energjia, eshte punuar pa nderprerje

Nënstacioni Shkodra 1 pritet të rikthehet në punë pasdreken e së premtes. Në orën 16.00 parashikohet të bëhet ndezja e tij, pasi është punuar gjatë të gjithë natës, për çmontimin e pajisjes së djegur dhe zevenedesimin e saj me të renë që ka mbërritur nga Tirana. Shefi i sektorit teknik në njësinë e OSHEE Shkodër, Gjon Bala tregon se paralelisht janë riparuar edhe defektet në njësitë administrative, ku është mundësuar rikthimi i energjisë në fshatra dhe pjesën më të madhe të qytetit.

Këto avari në pjesën më të madhe kanë ardhur nga reshjet intensive shton Bala, ndërsa për një pjesë të njësive adminitrative shqetësim mbetet rrjeti i amortizuar.

Shpërthimi i një automati qëndror në nënstacionin Shkodra 1 solli defektin që la pa energji më shumë se gjysmën e Shkodres, e në të njëjtën kohë la të plagosur 3 elektriçiste. Gjendja e njerit prej tyre, Erjon Hafizi që ka marrë në 60% të trupit djegie, paraqitet më problematike dhe po shihet mundësia e transportimit jashtë Shqiperie. 2 punonjësit e tjerë, Berisha dhe Halluni e kanë kaluar rrezikun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here