Forcat e Armatosura shpetojne nje grua dhe vajzen e saj ne Kruje, ja situata ne te cilen ndodhen

0
1103

Situata problematike si pasojë e reshjeve të shiut ka prekur të gjithë vendin, ku shumë zona janë të përmbytura.

Forcat e Armatosura janë në shërbim për evakuimin e banorëve, ku së fundmi kanë shpëtuar një grua dhe vajzën e saj 3-vjecare nga fshati Mallkuç të Krujës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka lajmëruar se operacioni është kryer me sukses nëpërmjet një postimi në Facebook ku shkruan:

“Nëna dhe vajza e saj 3-vjecare nga fshati Mallkuc mbërritën shëndoshë e mirë pranë të afërmve të tyre falë përkushtimit të rrallë të këtyre djemve! Dashuri të tillë për jetën gjen vetëm në Forcat e Armatosura të Shqipërisë!”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here