Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook për gjendjen alarmante në të cilën ndodhet Shqipëria.
Në këtë situatë emergjente Meta ka shprehur solidaritet të plotë për të gjitha famijet në vështirësi.
Presidenti i ka kërkuar të banorëve që të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren.
Ilir Meta: “Të dashur qytetarë, në këtë situatë emergjente të rreshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur prej ditës së djeshme, jam me çdo familje në vështirësi, duke iu shprehur solidaritet të plotë.
Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falenderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj.
Falenderoj mediat për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet.”