Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet Moti i keq, 75 mijë abonente pa energji elektrike

Moti i keq, 75 mijë abonente pa energji elektrike

0
716

 

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit informoi mbrëmjen e sotme se “ka pasur problem furnizimi me energji te dy hidrovorëve të Velipojës, që ndërkohë është zgjidhur. Janë pa energji rreth 75,000 mijë abonentë dhe nuk janë në funksionon 62 fidera.

Ka dëmtime të pjesshme të ujësjellësit të Bulqizës, pa u ndërprerë furnizimi.

Të bllokuara nga bora Rruga Bogë-Theth në Qafën e Thorës. Probleme në Autostradën Tiranë-Durrës dhe në disa rrugë dytësore, që janë pastruar. Rrëshqitje dheu në rrugën Tiranë-Ndroq. Prezencë uji në aksin kombëtar Mjedë-Shkodër.

Një elektricist i OSHEE humbi jetën gjatë punës në Fier dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë punës në Shkodër. Janë evakuuar 20 persona në Gjirokastër, 7 në Berat dhe po evakuohen 10 në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here