Ministria e Drejtësisë deklaron sot ne mbremje: Duke marrë shkas nga situata e krijuar për shkak të reshjeve, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj zhvilloi një mbledhje urgjente me institucionet në varësi, për marrjen e masave të nevojshme. Në mbledhje, ku të pranishëm ishin drejtues të Drejtorisë Burgjeve dhe stafi i përcaktuar në Ministri për Emergjencën, u diskutua plani i masave të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me rritjen e sigurisë në këto institucione dhe kalimin në gatishmëri të punonjësve të tyre.