Presidenti Ilir Meta u ka kerkuar institucioneve të vendit, e kryesisht Emergjencave Civile që të tregojnë angazhim maksimat për sigurinë e jetës dhe të pronës, gjatë ditëve me mot të keq.
Nisur nga moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut, Kreu i Shtetit tha se solidarizohet me banorët e prekur nga kjo situatë.
“Jam duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e krijuar si pasojë e motit të keq dhe masat që po merren për tejkalimin e saj në disa zona të përmbytura.
Solidarizohem me banorët e këtyre zonave dhe punonjësit e Emergjencave Civile duke apeluar angazhim maksimal për sigurinë e jetës dhe të pronës”, shprehet Presidenti Meta.