Njoftohen të gjithë qytetarët se për arsye të punimeve në rrjetin elektrik, në nënstacionin Shkodra 1 ka pas stakim të energjisë elektrike nga e cila furnizohen pompat e Ujësjellësit, për këtë arsye kemi pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në qytet.
Puntorët e OSHEE dhe ato të ujësjellësit janë angazhuar që mbrëmë për ta riparuar këtë defekt dhe pas disa orë furnizimi me ujë do të vijojë normalisht.
• Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe administratorëve të pallateve, që të stakojnë pompat individuale për t’i mos i shkaktuar defekte.
• Me ardhjen e ujit, mbani rubinetin hapur për disa minuta për shpërlarjen e tubacioneve para përdorimit te ujit.
Duke ju kërkuar ndjesë për mungesën e ujit ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj !
DREJTORIA
Ujësjellës – Kanalizime Shkodër