RAMA TËRHIQET NGA SHKARKIMI I ZGURIT: KREU I KQZ ËSHTË DËSHMORI I PARË I VDEKJES SË MARRËVESHJES

0
766

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kryetari i KQZ-së Klement Zguri është dëshmori i parë i “vdekjes së marrëveshjes” Rama-Basha.

Por Rama është tërhequr nga shkarkimi i kreut të KQZ-së pasi ka kërkuar të që diskutimi të mos futet në rend dite dhe ka bërë thirrje për dialog. Kështu Zguri mbetet kreu i KQZ-së për të paktën edhe tre javë, deri në seancën e ardhshme.

“Nuk e kuptova Lulzim çfarë deshe qe e përmbyte prap sallën. Unë bëra një propozim për të hapur një pozicion dialogu me ju, për të shpjeguar ju pozicionin tuaj dhe ne pozicionin tim.

Është marrëveshja që e bëri zotin Zguri kryetar të KQZ-së. Nëse marreveshja ka vdejur zoti Zguri është dëshmori i parë. Ajo që unë thashë kishte të bënte me mospërdorimin e shumicës për t’i dhënë fund këtij debati me përdorimin e shumicës. Siç e bëtë ju. Ndaj unë mendoj ta mbyllim me kaq”, ka deklaruar Rama.

Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e kreut të opozitës Basha, duke e quajtur vendim të drejtë veprimin e Ramës.

“Asnjë marrëveshje politike nuk mund t’i mbivendoset ligjit. Ligji është i qartë”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here