Reduktohet siperfaqja me uje, Shkarkimet nga HEC V. Dejes 830 m3/sek, situata e qete

0
1425

Shkarkimet nga HEC V. Dejes 830 m3/sek, situata e qete

Pushimi i reshjeve prej mbrëmjes së të enjtes, ka ndikuar pozitivisht që sipërfaqja me prezencë uji të reduktohet ndjeshëm në qarkun Shkoder.  Në total gjatë të premtes janë vetëm 50 hektarë tokë në ujë, nga 150 që kishte një ditë më parë. Ato janë në zonën e nënshkodres, në fshtrat e njësisë administrative Ana e Malit, në Dajç dhe Berdicë. Por prurjet anësore në hidrocentralet e kaskadës së Drinit vijojnë, e për pasojë nga Vau i Dejes po shkarkohet në mënyrë të kontrolluar.

Sasia e shkarkimeve nga tunelet, nuk ka ndikuar që uji të vërshojë në tokat bujqësore të nënshkodres, sepse niveli është i ulët në lumenj dhe liqene.

Ajo që mbetet problematike për qarkun Shkoder janë defektet në rrjetin elektrik ku shumë fshatra janë pa energji, si dhe gjysma e qytetit të Shkodres për shkak të defektit në nënstacionin Shkodra 1. Nga evidencat e bëra prej pushtetit vendor nuk ka problematika të theksuara në këtë zona, ndërsa në pjesët malore reshjet e shiut kanë krijuar rrëshqitje të dherave e gureve, kryesisht në zonën e Dukagjinit, në aksin Qafe Thore – Theth, në rrugët e Pukës e Fushë Arrëzit. E bllokuar është rruga e makinës në fshatrat Pog, Xhan, Plan-Gjuraj , Brucaj. Ka pasur rrëshqitje dherash nga gërryerjet e lumenjve. Rruga nga Prekali – Mali Shoshit është bllokuar për arsye të shkarjeve të dheut. Ka pasur rrëshqitje të tokave bujqësore dhe shembje të mureve. Gjithashtu si pasojë e motit janë dëmtuar 7 mullinj që shërbejne për bluarje misri dhe ka pasur dëmtime të bazës ushqimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here