Ne oren 00: 40 te 1 dhjetorit, Ministria e Mbrojtjes perditesoi shifrat e situates nga reshjet e dendura te shiut.
Kjo ministri informoi per 57 familje te evakuara dhe 218 banesa dhe familje te permbytura.
Nderkohe Komiteti i Koordinimit te Emergjencave Civile dhe Krizave prane Kryeministrit raportoi se gjendja nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet vijon të jetë shumë e rënduar.
Në Fushë Krujë, Kurbin, Vorë, Marikaj dhe Mamurras ajo paraqitet më e vështirë.
Janë bllokuar Autostrada Tiranë-Durrës, aksi Durrës-Kavajë, Gjirokastër-Lunxhëri dhe në disa rrugë dytësore. Të bllokuara nga bora Rruga Bogë-Theth në Qafën e Thorës. Rrëshqitje dheu në rrugën Tiranë-Ndroq. Prezencë uji në aksin kombëtar Mjedë-Shkodër.