Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet jo problematike

0
1072

 

PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR

SHKODËR

 

I nderuar Z.Prefekt,

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet jo problematike.

 

Më në detaje ju informojmë si më poshtë

  1. Në qytetin e Shkodrës.

Situata paraqitet normale. Nuk kemi probleme përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm me përjashtim të disa ndërprerjeve të herëpashershme. Nuk ka probleme me kullimin e rrugëve në qytet dhe rreth qytetit. Ka shkëputje të herëpashershme të energjisë elektrike në disa lagje të qytetit.

 2. Në njësinë administrative Rrethina:

Situata paraqitet normale. Ka ndërprerje të herëpashershme në disa  fshatra të energjisë elektrike. Prurjet e lumit Kir janë në rënie.

3. Në njësinë administrative Shosh:

Në njësinë administrative Shosh nuk ka furnizim me energji elektrike. Vazhdon problematika në HC e Ndërlysës. Në disa akse rrugore ka pasur rrëshqitje dheu në rrugën Kir-Shosh dhe rruga paraqitet problematike për të lëvizur. Janë dëmtuar dy ura këmbësore (pasarela) në fshatrat Brashte dhe Palaj.

4. Në njësinë administrative Bërdicë:

Në njësinë administrative Bërdicë situate paraqitet normale. Mungon energjia elektrike ne 2 fshatra : Mali Hebaj, dhe Bëltojë.

5. Në njësinë administrative Guri i Zi:

Në Nj.Ad.Gur I Zi situata është përmirësuar dhe  nuk paraqiten probleme. Niveli I ujit është drejt rënies. Nuk ka probleme të energjisë elektrike.

6.Në njësinë administrative Postribë:

Në të gjitha fshatrat e njësisë administrative Postribë situata është normalizuar.   Energjia elektrike paraqitet pa probleme. Qendrat shëndetësore janë në funksion dhe nuk ka probleme. Prurjet e Lumit Kir kanë pësuar rënie .

7.Në njësinë administrative Dajç:

Në Nj. Ad. Dajç furnizimi me energji elektrike është normalizuar, por ka shkëputje të herëpashershme. Situata paraqitet e qetë. Gjendja e shkollave është normale me përjashtim të shkollës fillore Samrish i Vjetër e cila ka nevojë për ndërhyrje emergjente për rikonstruksionin e çatisë.

8. Në njësinë administrative Velipojë:

Në Njësinë administrative Velipojë, situata paraqitet normale.  Të dy hidrovoret janë në punë. Ujësjellësi punon normalisht. Nuk ka probleme me energjinë elektrike.

9. Në Njësine administrative Shalë:

Në Nj.Ad Shalë ka mungesë të energjisë elektrike. Si pasojë e reshjeve ka pasur rrëshqitje dheu dhe dëmtime të rrugës në shumë vende.

10. Në njësinë administrative Ana e Malit:

Në Nj.Ad Ana Malit situata paraqitet e normalizuar. Ka ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike. Fshati Muriqan dhe Oblikë është duke u furnizuar me ujë të pishëm dhe pa probleme. Niveli i ujit në tokat e përmbytura ka pësuar rënie dhe situata po i kthehet normalitetit.

11. Në njësinë administrative Pult:

Në te gjithë fshatrat e njësisë administrative Pult nuk ka furnizim me energji elektrike. Ka rënie dherash në rrugën nacionale Shkodër Mali i Shoshit që ka vështirësuar kalimin dhe fardoma po punon për zhbllokimin e saj. Mbetet e bllokuar rruga për në fshatrat Kir-Pog-Plan 10 km, Kir- Xhan 9 km, Domen-Brucaj18 km. Janë dëmtuar ura të brendshme këmbësore: mbi përroin e Shkurtit- Xhan, mbi përroin e Rroshës- Brucaj, përroin e Sheut- Gjuraj, përroin e Megerrit-Pog, përroin e Marknonajve-Kir. Ka dëmtime të tokës bujqësore dhe sistemeve rreth 5.5ha. Gjithashtu si pasojë e motit janë dëmtuar 8 mullinj që shërbejne për bluarje misri në fshatrat Kir, Pog, Xhan, Gjuraj, Plan, Brucaj, Kasnec Kir. Ka pasur dëmtime të bazës ushqimore në sasinë rreth 230kv. Janë dëmtuar pemë frutore rreth 900 rrënjë. Janë dëmtuar themelet e shkollës Brucaj nga përroi. Ka dëmtime në çatitë e shkollave Plan, Kir, Xhan, Kasnec dhe Brucaj dhe në 18 shtëpi banimi.

Firma “Nika” vazhdon punën për normalizimin e situatës në rrugen e Njësive Administrative Pult- Shosh.

 

K R Y E T A R

Voltana  ADEMI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here