Wednesday, April 24, 2024
Home Aktualitet Ambasadori i SHBA-se ndjek nga afër situatën e përmbytjeve

Ambasadori i SHBA-se ndjek nga afër situatën e përmbytjeve

0
667

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ambasdasdori i SHBA Donald Lu vizituan paraditen e sotme sallën operative ne QBO të Forcave të Armatosura ku u njohën me situatën aktuale pas përkeqësimit të motit në vend.

Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe angazhimin e deritanishëm të FA dhe shprehu solidaritet dhe mbështetje për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA për kapërcimin me sukses të situatës së ditëve të fundit.

Salla operative në QBO funksionon me shërbim 24/24 dhe koordinon të gjitha angazhimet e FA në terren në situata emergjencash. Gjatë natës puna për menaxhimin e situatës në këtë sallë u ndoq nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

“Aktualisht FA kane te angazhuar ne terren 450 efektive per evakuimin e banoreve dhe nderhyrjen ne argjinaturar e lumenjve.” informon Ministria e Mbrojtjes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here