Avokati Lapaj: Fajesoj Ramen per mos shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme ne Shqiperi

0
923

Avokati Adriatik Lapaj, e ka cilësuar jo njerëzore dhe as shtetare mos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri.

Ai theksoi se Rama nuk duhet fajësuar për përmbytjet, por për fshehjen e së vërtetës, duke mos e parë në sy problemin.

‘Nuk është njerëzore dhe as shtetare, që të mos shpallës gjendjen e jashtëzakonshme, vetëm pse më pas do të duhet të paguajmë faturën. Ne duhet të shohim të vërtetën në sy. Por e gjithë energjia që po harxhohet është ajo, që ja se si qeveria po punon. Por ne e dimë realitetin sepse sot kemi media pa fund.

Unë e fajësoj Ramën se pse nuk e sheh të vërtetën në sy dhe jo për përmbytjet. Vër kë të duash kryeministër prapë do të përmbytemi’, tha Lapaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here