Basha në Fushë-Krujë: Përgjegjësit do të dalin pas fazës së emergjencës

0
1001

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar takimet në zonat e përmbytura, ku këtë radhë është ndaluar në Fushë-Krujë. Edhe pse në zonë niveli i ujit ka rënë situata është kritike.

Banor: S’është normale të mos vijë askush.

Basha: Të mbarojë kjo gjendje se andej nga jugu është akoma më e vështirë.

Banor: Kam edhe dy pleq të vjetër. Me gomone i kemi nxjerrë nga Gjiri i Lalzit.”

Banor: Ça kanë ardhu gocat dhe miqtë me më sjellë pak bukë se nuk është kujdesuar askush. Kam 24 orë pa ngrënë.

Basha: Kam ardhur t’ju shoh dhe për të ndërgjegjësuar që t’ju gjenden pranë e t’ju ndihmojnë. Ju keni nevojë për ndihmë.

Banor: Edhe vjet kanë ardhur. Nuk është kujdesur askush.

Duke kërkuar ti shmanget përplasjeve politike, Basha tha se duhen bërë të gjitha përpjekjet për përballimin e situatës, por më pas theksoi ai do të kërkohen përgjegjësitë.

Basha: Të bëjmë çdo perpjekje për të shpëtuar njerëzit. Kjo është e para. Pastaj të gjithë përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi.

Banor: Ashtu shpresoj!

Basha: Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi.

Basha falenderoi të gjithë personat  e angazhuar në përballimin e situatës, ku vecoi ushtarakët dhe policët të cilët tha ai janë duke u përballur me rrezikun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here