Buna gërryen token ne Oblike

0
1234

 Ne Trush disa shtëpi janë te rrethuara nga uji

Niveli i prurjeve ujore te Lumit Buna është dy metra poshtë sipërfaqes se argjinaturës se Darragjatit, një rezerve kjo qe me këtë sasi prurjesh nuk përbën rrezik për përmbytje ne Dajç. Ndërsa përballë Darragjatit ujerat e Bunës kane nisur gërryerjen e tokës se Oblikes, siç tregohet ne filmimet e realizuara paradreken e dite se shtune. Gjithashtu niveli i ujit  don edhe  nje  metër per te mbërritur ne sipërfaqen e tokës, gjë qe tregon se nëse Buna vazhdon te rritet, përmbytja ne tokat e Oblikes është e pashmangshme. 48 orët e fundit Buna është rritur se paku me dy metra. Ndërsa uji ne kolektorët e Berdices ne drejtim te Trushit ka rene ndjeshëm ne krahasim me dy dite me pare, dhe punimet për zgjerimin e rrugës se Velipojës kane rifilluar. Shqetësuese paraqitet gjendja ne hyrje te Trushit. Për shkak te punimeve dhe bllokimit te lidhjeve te kolektorëve me urat e tombinat, disa shtëpi janë rrethuar nga uji, ndaj nëse rifillojnë reshjet gjendja e tyre do te përkeqësohet, pasi është thuajse e pamundur ne këto kushte bllokimi nga te gjithë anët, qe  te largohet uji i mbledhur. Ne vartësi te intensitetit te reshjeve te shiut, ne Trush nuk përjashtohet mundësia qe te shtohet numri i shtëpive te rrethuara nga uji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here