Prurjet në Vjosë parashikohet të jenë mbi nivelin kritik edhe gjatë dy ditëve në vijim dhe kjo do të thotë sërish përmbytje.
Në mbledhjen e radhës të Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile, këshilltari i kryeministrit Rama, Sandër Llleshi tha:
Problemi kryesor mbetet prurja ne Vjosë, ende është mbi vlerën kritike. Vlera kritike është rreth 120 m2/sec, ndërkohë tani jemi te 2.000 m2/sec, dhe pritet që në datën 4 të shkojë në nivelin kritik, duke iu afruar nga lart nivelit, pastaj të zbresë nën nivelin kritik. Kjo është pritshmëria.
Në kaskadën e Drinit, Fierza është nën nivelin kritik, por afër, ndërsa Komani dhe Vau i Dejës janë në këtë nivel dhe bëhen shkarkimet, shtoi ai.