Friday, April 19, 2024
Home Politikë Ndihmës Sekretari amerikan përgëzon qeverinë për reformat

Ndihmës Sekretari amerikan përgëzon qeverinë për reformat

0
632

 

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi në Departamentin Amerikan të Shtetit, një takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Azinë, Wess Mitchell.

Bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ndihmës Sekretari Mitchell, vlerësoi kontributin e Shqipërisë në NATO dhe në koalicionin për fitoren mbi ISIS si dhe në promovimin dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon. Ai përgëzoi Qeverinë Shqiptare për përpjekjet e saj në zbatimin e reformave, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ministri Bushati, duke shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA, falënderoi Ndihmës Sekretarin Mitchell për kontributin e Administratës Amerikane, për zhvillimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here