Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka ka mbërritur në Qendrën e Bashkuar Operacionale të Forcave te Armatosura për koordinimin dhe menaxhimin e situatës në vend. QBO qëndron në funksion me shërbim 24 orë për menaxhimin e situatëssë përmbytjeve. Xhaçka u shpreh se situata po menxhohet maksimalisht dhe vuri theksin se koordinimi dhe bashkërendimi janë të rëndësishëm për përballimin e situatës.
“Situata po menaxhohet maksimalisht. Koordinimi dhe bashkërendimi është shumë i rëndësishëm për t’u përballuar situata. Efektivët e FA të angazhuar këto ditë janë 5 herë më shumë se në vitin 2015”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.