Teksa pothuajse i gjithë vendi ndodhet në një situatë të tensionuar për shkak të përmbytjeve, kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga evakuimi i banorëve në zonat e rrezikuara.
Në një status në Facebook ai përgëzon punën e Forcave të Armatosura në këto ditë të vështira. Në pamjet e publikuara nga kreu i qeverisë, duket se si FA, me ndihmën e automjeteve të specializuara apo edhe helikopterëve evakuojnë banorët nga shtëpitë e tyre, të bllokuara nga uji.
“Mirëmëngjes dhe me këtë imazh krenarie kombëtare për Forcat e Armatosura, uroj që t’ia dalim faqebardhë deri në fund përballimit të një situate tejet kritike si kjo që po kalojmë,” shkruan Rama në Facebook.