Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ka dalë vetë në terren për të inspektuar zonat e përmbytura në qytete të ndryshme.
Dje në drekë, kreu i qeverisë ishte i pranishëm në një zonë problematike si Ura e Mifolit në qytetin e Vlorës.
Ndërsa sot, ai vizitoi fshatin e Ferrasit në Fier, ku në orët e mëngjesit Forcat e Armatosura evakuuan 20 banorë për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm.
“Të siguroheni i dashur që nuk vazhdon më kjo histori, mos kini merak,” iu drejtua kreu i qeverisë një banori të Ferrasit.