Vllaznia, gati për Laçin

0
774

Vucaj dhe Hasani premtojnë fitore te kuqebluve

Ndonëse pati jo pak luhatje për mundësinë e zhvillimit të kampionatit të Superiores, java e 12-të e kësaj kategorie do të luhet e ndarë në dy ditë. Kalendari i miratuar nga ana e FSHF-së ka përcaktuar që ndeshja Vllaznia-Laçi të zhvillohet të dielen ne oren 13.00. Një sfide që pritet me shumë interes nga opinioni sportiv shkodran dhe më gjërë, edhe për faktin sepse përballë njëra tjetres do të jenë dy skuadra që rivalizojnë për mbijetese, apo edhe për një vend më komod në mesin e artë të tabeles së klasifikimit.

Edhe pse një futbollist i dalë nga ekipet zinxhir shkodrane, Vucaj karrieren më të pasur sportive e ka pasur me skuadren laçjane duke e udhëhequr atë si kapiten skuadre.

Kolegu i tij Edon Hasani shfaqet me entuziast për kalimin me sukses te përballjes me laçjanët.

Në vijim Hasani flet edhe për kombinimin mes tij, Vucaj dhe Likes, që edhe edhe pse në javët e para nuk ishte në formen e duhur, ai garanton cilësi dhe rezultat në vazhdimësi.

Për kuqeblute tifozëria është mjaft e rëndësishme duke e konsideruar atë si lojtarin e 12-të, ndaj shpresojne që në ndeshjen me Laçin do të ketë sa më shumë tifozë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për t’i mbështetur drejt një fitore tre pikeshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here