Debora izolon Dukagjinin, 200 banore apelojne per nderhyrje…

0
871

Bllokohet Thethi, 200 banore apelojne per nderhyrje

Debora izolon veriun e vendit, duke krijuar bllokim te disa zonave malore. Më e vështirë situata paraqitet në Dukagjin dhe Vermosh, ku qindra fshatra janë të bllokuar pasi trashësia e saj arrin në 50 centimeter, e rrugët janë nën pushtetin e dëbores, por edhe të gureve e dherave të shkaktuara si pasojë e rrëshqitjeve nga mali, apo vershimit të perrenjve. Aktualisht të pakalueshme janë segmentet rrugore Qafë-Thore – Theth, Selcë – Vermosh, Shosh – Shale, Qafa Shllak-Qafë Mali. Në bashkinë Shkoder më e vështirë situata paraqitet në pikën turistike të Thethit, ku si pasojë e dëborës përveç bllokimit të rrugës, fshati është pa energji prej disa ditësh dhe janë 200 familje të izoluara. Ato apelojnë për ndërhyrje, pasi asnjë prej strukturave shtetërore nuk ka parë nga afër gjendjen. Mungesa e energjisë atje ka ardhur për shkak të defektit në hidrocentralin e Nderlysajve. Probleme ka edhe segmenti nga Shkodra në Breg Lumi,  pasi në vendin e quajtur Mali Shoshit ka 30 cm debore. Ai është i kalueshëm me veshtirësi me zinxhir vetëm për mjetet e larta. Rruga Theth – Breg Lumi, e bllokuar sepse ka rrëshqitje gurë e dherash dhe dalje të përrejve në rrugë. Nuk ka energji elektrike edhe në fshatrat e Njesive Shosh , Shale dhe Pult, sepse ka keputje të linjave nga era. Në bashkinë Malësi e Madhe aksi rrugor Gropa e Selces-Vermosh eshte i kalushem me zinxhirë, ndersa debora arrin ne 20cm. Aksi Tamar –Vukel i kalushem. Bashkia Vau Dejes, rruga Muri Turkut – Cukal, është e bllokuar, ka mbi 30 cm debore. Akset e tjera janë të kalueshme pa probleme. Pa energji elektrike rezulton në këtë njësi fshati Shllak. Në akset rrugore Puke- Fushe-Arrez, nuk ka probleme, segmenti Dardhe-Miliska e deri ne Fierze tek qendra e njesise administrative ka prezence debore rreth 15 cm, po nderhyhet nga fadromat. Fatmirësisht reshjet me intensitet të ulët nuk kanë ndikuar në zonat fushore të nënshkodres, ndërsa shkarkimet nga hidrocentralet janë të uleta. Vau Dejes ka prurje 235 m3/sek dhe shkarkimet 350 m3/sek, ndërsa niveli i tij është në kuotën e 75.06 metrave. Nga Drejtoria e Bujqesisë, raportohet rreth 20 Ha tokë bujqësore inproduktive izoluar nga uji. Në Shkoder pa energji elektrike janë 26 abonentë, ndërsa janë 4 fidra jashtë pune. Institucioni i Prefektit i ka kërkuar Bashkive angazhim për të ndërhyrë në segmentet e bllokuara nga dëbora dhe njëkohesisht deri ditën e Martë të bëjnë vlersimet e duhura të dëmeve në territoret e përgjegjesive si dhe të dërgojnë kërkesat zyrtare për ndërhyrje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here