Përmbytjet, Serbia dhe Mali i Zi i ofrojnë ndihmë Shqipërisë

0
1275

Pas Kosovës, edhe shtete të tjera kanë ofruar ndihmën e tyre ndaj Shqipërisë për përballimin e situatës si pasojë e përmbytjeve. Mediat serbe shkruajnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka ofruar ndihmë kryeministrit të Shqipërisë, pas përmbytjeve.

Në njoftimin e Presidencës së Serbisë thuhet se Vuçiç ka shprehur keqardhje për shkak të përmbytjeve dhe se Serbia është e gatshme t’i ofrojë ndihmë teknike Shqipërisë në parandalimin e pasojave më të mëdha nga kjo katastrofë humanitare.
54y4n
Gjithashtu edhe Mali i Zi ka shprehur keqardhje dhe gatishmëri për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës.

“Qeveria e Malit të Zi do ndihmojë brenda mundësive Shqipërinë nga përmbytjet. Fatkeqësitë natyrore nuk zgjedhin vendin dhe kohën dhe ne do tregojmë solidaritet me fqinjët tanë”- ka thënë presidenti malazez Dushko Markovic.
556jhnm
Mediat serbe shkruajnë se si pasojë e reshjeve në Shqipëri janë përmbytur 3334 shtëpi, 3016 hektarë tokë bujqësore, ndërsa 23 mijë njerëz janë pa energji elektrike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here