Portat e Diges se Gjoçit ne meshire te fatit

0
1020

Lenia jashte kontrollit e objekteve te tilla, eshte me pasoje katastrofale

Megjithëse është një objekt i rendesishem, sa i përket parandalimit te përmbytjeve, përveç banoreve te Rragamit, askush tjetër nuk e përmendë ! Është diga e fshatit Gjoç, e ndërtuar rreth 50 vite me pare, atëherë kur ndërtohej dhe hidrocentrali i Vau te Dejës, si pjese e rezervës ujore te këtij hidrocentrali. Por objekti prej betoni i komandimit te ujerave për ne Rrence dhe ne Kanalin e Rragamit, ka shume vite qe është lënë jashtë vëmendjes. Ndera dikur ruhej me roje si një pike e rendesise se veçante, sot është ne mëshirën e fatit ! Te 6 portat e komandimit, te lartësisë rreth 10 metra, janë lenë ne te njëjtin pozicion te viteve me pare, dhe nuk kujdeset njeri për funksionimin e tyre. Atyre u bëjnë shoqëri 4-5 familje te fshatit Gjoç, pasi te tjerat jane larguar prej kohesh. Gjithashtu janë edhe disa lundra, me te cilat lundrojnë banoret e Mazrrekut dhe te Shporit, dy fshatra këto qe për arsye te liqenit te hidrocentralit te Vau te Dejës, nuk mund te lidhen me rruge automobilistike. Është një zone turistike e begate, por shume pak njerëz e dine këtë. Ndërkohë ajo qe ka rendësi ne këtë situate dimri, ka te beje me objektin e komandimit te portave, për te cilin as Bordi i Kullimit dhe as institucione te tjera ne Shkodër duket se nuk janë te shqetësuara, pavarësisht se lenia e këtij burimi ujor jashtë kontrolli, përbën rrezik te madh për përmbytje. Këshilli i Fshatit Rragam disa here e ka ngritur zërin qe ne këtë pike te rikthehet roja siç ka qene dikur, por nuk është përfillur nga Bordi i Kullimit pa u merakosur fare se lenia jashtë  administrimit e objekteve te kësaj natyre është me pasoja tepër te renda, pse jo edhe katastrofale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here