Ish-deputeti Eduart Ndocaj thotë me bindje se ka ardhur koha që të kandidojë për kryetar bashkie në Lezhë. Madje ai deklaron se nëse zgjidhet kryetar bashkie, do ta bëjë Lezhën si Texas.
“Ka ardhur koha, absolutisht që do kandidoj për Bashkinë e Lezhës. Ka ardhur koha që edhe Lezha të ketë një njeri që e do me të vërtet dhe ta kthejë në identitet”, u shpreh Ndocaj në “Xing me Ermalin”.
“Mos do ta bësh gjë Lezhën si Texas?”, e pyeti moderatori Ermal Mamaqi.
“Do ishte e jashtëzakonshme. Po u zgjodha kryetar bashkie pika kyçe do jetë binjakëzimi me Texasin”, deklaroi Ndocaj.