Romela Begaj kampione bote në shkëputje, Rama: Lajm frymëzues në situatë të vështirë

0
740

Kryeministri Edi Rama në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut është shkëputur për pak çaste nga situata e vështirë që po kalon vendi për shkak të përmbytjeve, duke uruar peshëngritësen Romela Begaj për medaljen e artë që mori në SHBA.

Kreu i qeverisë e cilësoi shpalljen e Begajt kampione të botës në lajm i bukur e frymëzues.

MESAZHI I RAMËS
Një lajm i bukur frymëzues në këtë situatë të vështirë:
ROMELA BEGAJ KAMPIONE E BOTËS🇦🇱👏🙏
Në botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet ne USA, Romela fitoi medaljen e artë në stilin me shkëputje dhe u shpall nënkampione e botës në dygarësh, rezultati më i mirë i saj në një botëror dhe historik për peshëngritjen shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here