Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj u shpall kampione bote në peshëngritje për femra, në stilin e shkëputjes për peshat 69 kg.
Romela ngriti 107 kg, duke lënë pas vetes të gjitha rivalet e saj.
Në provën e parë, Begaj ngriti 103 kg, më pas 105 dhe në provën finale 107 kg.
Pëshëngritësja shqiptare Romela Begaj ka fituar dy medalje në Botërorin e Peshëngritjes që po mbahet në Amerikë.
Begaj fitoi medalje ari në stilin e shkëputjes dhe medalje argjendi në dygarësh. Pavarsisht se ishte e dëmtuar, Begaj vazhdoi garën, ndërsa në një moment gjatë provës së tretë në stiline shtytjes ajo u rrëzua, pasi kishte një dëmtim në shpinë